Zv/kryeministri Stoilkoviq takim me përfaqësues të MATUSİTEB

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Ivan Stoilkoviq ka realizuar takim pune me përfaqësues të Lidhjes së Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni të Veriut (MATUSITEB).

Marketing

Në këtë takim ku morën pjesë Tahsin Ibrahim, kryetar i MATUSITEB, Mehmed Arif, zëvendëskryetar dhe Mine Karaberzat, drejtor ekzekutiv, u ngritën disa çështje dhe në fokus të këtij bashkëbisedimi ishin sfidat me të cilat përballet populli turk në vendin tonë.

Përfaqësuesit e MATUSITEB shprehën dëshirën e tyre për promovimin dhe fuqizimin e arsimit në gjuhën turke, rritjen e përfaqësimit të pjesëtarëve të komunitetit turk në institucionet shtetërore si dhe ofrimin e shërbimeve publike themelore për banorët turq që jetojnë në zonat rurale.

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq i ka njoftuar përfaqësuesit e MATUSITEB-it me planet e ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, përkatësisht se tashmë është hartuar një plan strategjik me të cilin gjatë vitit të ardhshëm vëmendje do t’u kushtohet bashkësive më të vogla etnike dhe po ashtu ka nënvizuar se përkushtim i tij është që të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vend të fillojnë të ndjehen si qytetarë të barabartë, me të gjitha të drejtat dhe obligimet që burojnë nga Kushtetuta.

“Me buxhetin e vitit të ardhshëm, është planifikuar që të gjitha bashkësitë etnike të marrin mjete të barabarta për të festuar ditën e tyre, sepse është e rëndësishme për mua të shënohet përparim në raportin e KE-së, në fushën e respektimit të të drejtave të bashkësive më të vogla etnike”, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fund të këtij takimi, bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë është i rëndësishëm dhe se është e rëndësishme të kemi pozicione të mira fillestare që do të nënkupton lëvizje nga pozita vendnumëro.

Marketing