Zv/kryeminstri Osmani me brifing tematik për sesionin dhe konkluzionet e Komisionit të Venedikut lidhur me Ligjin e përdorimit të gjuhëve

Sot(e diel) me fillim në ora 09:30 në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë pres brifing tematik për sesionin dhe konkluzionet e Komisionit të Venedikut lidhur me Ligjin e përdorimit të gjuheve.
Të premten,duke njoftuar për miratimin e raportit,Osmani në profiling e tij në facebook ka shkruar: – Komisioni nuk ka mandat për të vlerësuar kushtetueshmërine e ligjit, është çështje e brendshme e vendit; – Komisioni përshëndet zgjerimin e përdorimit të shqipes – Komisioni vlerëson se përdorimi i shqipes në banknota dhe uniforma të ushtrisë është praktikë në disa vende të botës dhe nuk është në kundërshtim me normat ndërkombëtare; – Komisioni vlerëson se NDOSHTA për momentin administrata veçanërisht në gjyqsor nuk ka kapacitet për implementim të përpikt të ligjit andaj kërkon që të kemi fleksibilitet në këtë drejtim, – Komisioni vlerëson se gjobat për mosrespektim të ligjit janë të larta dhe duhen të zbuten.

Marketing
Marketing