Zv/ministri Bushi falënderoi pjesëtarët e policisë për profesionalizmin e tyre gjatë protestave

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka falënderuar pjesëtarët e policisë së Maqedonisë së Veriut për përkushtimin e tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale me qëllim sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qytetarëve dhe kujdesin për institucionet jetike shtetërore gjatë protestave, informon GAZETA.MK

Marketing

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Në emër tim dhe të kolegëve të Ministrisë për Punë të Brendshme përshëndes vendimin pro propozimit francez të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që vulosi orientimin ideologjik të vendit pa asnjë alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.

Të nderuar qytetar,

Shfrytëzoj rastin të falënderoj dhe pjesëtarët e policisë së Maqedonisë së Veriut për përkushtimin e tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale me qëllim sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qytetarëve dhe kujdesin për institucionet jetike shtetërore gjatë protestave.

Falenderim i veçant shkon edhe për ata qytetar të cilët dëshmuan pjekuri dhe kuptuan rëndësinë e përbashkët me ç’rast nuk lejuan që të bëhen pjesë e skenareve të huaja për realizim të qëllimeve ditore politike.

MPB është dhe mbetet në shërbim të qytetarëve.