Zv/ministri Bushi: Kontrollat e shtuara kanë zvogëluar fatkeqësitë në komunikacion

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski dhe zv.ministri i punëve të brendshme Nazim Bushi sot kanë vizituar njësinë lëvizëse për siguri në komunikacion.

Marketing

Analizat e bëra siç njofton Bushi, tregojnë se pas kontrolleve të shtuara të policisë, qytetarët po tregohen më të disiplinuar sa i përket respektimit të rregullave të komunikacionit.

Zv.ministri Bushi bën të ditur se gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, në RMV janë regjistruar 714 fatkeqësi në komunikacion ndërsa tani në nëntor të këtij viti, janë regjistruar 564 që i bie për 21% më pak.

“Sot bashkë me ministrin Oliver Spasovski vizituam njësinë lëvizëse për siguri në komunikacion, që është bartëse e veprimeve të intensifikuara të kontrolleve të trafikut rrugor që po zbatojmë nga mesi i shtatorit të këtij viti.

Analizat tona tregojnë se pas kontrolleve të shtuara të policisë, qytetarët tanë po tregohen më të disiplinuar sa i përket respektimit të rregullave të komunikacionit.

Vetëm për ilustrim, gjatë muajit nëntor të vitit 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 714 fatkeqësi në komunikacion, kurse në të njëjtin muaj, 1 vit më vonë janë regjistruar vetëm 564, që i bie 21 për qind më pak”, ka njoftuar Bushi.