Zv/ministri Bushi me foto nga manastiri Mbigur ua uron Krishtlindjet besimtarëve ortodoks (FOTO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, me rastin e Krishtlindjeve ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks përmes një mesazhi të veçantë.

Me postimin e një panorame të rajonit të Rekës ku në të shihet manastiri MBIGUR, Bushi ka uruar besimtarët për këtë festë.

“Me këtë panoramë të rajonit të Rekës dhe këtë fotografi të bukur të manastirit Mbigur, Ju uroj GËZUAR KRISHTLINDJET

Le të shpresojmë që kjo festë të ngrohë zemrat e gjithsecilit që feston dhe të kthehet në dritë për më të dashurit tuaj përmes mbarësisë e gëzimit!”

Marketing