Zv/ministri Bushi: Mirënjohje Italisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, sonte me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Italiane, gjatë evenimentit të organizuar nga ambasada italiane në Shkup, në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se i ka përcjellë ambasadorit të Republikës së Italisë, z. Andrea Silvestri urimet më të përzemërta dhe më miqësore!

Marketing

Bushi më tej ka shkruar se ndjehet i lumtur që mund të vlerësoj sonte marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, të cilat, falë edhe partneritetit tonë, po fuqizohen në vazhdimësi në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale e ndërkombëtare.

“Gjatë këtij evenimenti të shkëlqyer përfitova nga rasti të shpreh edhe mirënjohjen time për bashkëpunimin dhe përpjekjet e përbashkëta në fushën e sigurisë si dhe për përkrahjen që shteti italian po na ofron në procesin integrues europian. Urime Dita Kombëtare e Republikës Italiane!”, ka shkruar më tej zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi.