Zv/ministri Bushi: Mirënjohje për Kongresin e Manastirit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka shprehur sot mirënjohjen e tij në 114-vjetorin e Kongresit të Manastirit, për intelektualët shqiptarë që unifikuan alfabetin shqip.

“Festa e 22 nëntorit për Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut konsiderohet një nga tre shtyllat e krijimit të kodit identitar shqiptar duke nisur nga 10 qershori i vitit 1878 Lidhja e Prizrenit, me shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe paraprakisht me Kongresin e Manastirit në vitin 1908, si tre nga elementet kryesore të historisë sonë moderne që për fatin tonë të mirë janë zhvilluar në tre trojet ku sot ne shqiptarët jetojmë, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Mirënjohje dhe nderim sot, në 114-vjetorin e Kongresit të Manastirit, falë të cilit shqiptarët anembanë u bashkuan në një alfabet, më pranë pavarësisë, më pranë Evropës,” ka shkruar zv/ministri Bushi në facebook.

Marketing

Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, duke i hapur rrugë dhe shpalljes së pavarësisë katër vjet më vonë.