Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot në ambientet e MPB-së takoi Oficeren Ndërlidhëse në largim të Shërbimit Federal të Policisë Kriminalistike të Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Kerstin Shpicer.
“Gjatë takimit shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, duke theksuar partneritetin mes dy vendeve dhe dy ministrive dhe në veçanti falënderova për donacionet dhe ndihmën e shumtë që Republika Federale e Gjermanisë i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Gjuthashtu, theksova se synimi i Ministrisë është mbi të gjitha vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe thellimi i marrëdhënieve me komunitetin ndërkombëtar dhe vendet anëtare të BE-së. Në këtë kontekst, iu referova nevojës për ndihmë në fushën e edukimit policor, duke theksuar se arsimi është një nga prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe bashkëpunimi në fushën e punës operativo-teknike për efikasitet më të madh të policisë. Shpresoj se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se Republika Federale e Gjermanisë do të na ndihmojë në rrugën tonë drejt BE-së dhe për të arritur qëllimin tonë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.”, u shpreh Iseni.