Ministri i punëve të brendhme Oliver Spasovski dhe zv/ministri Nazim Bushi takuan sot ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë, z.Hristo Terziski i cili po qëndron për vizitë dyditore në vend. Në publikimin e tij në fesjbuk, Bushi thotë se në takim është konstatuar se bashkëpunimi i mirëfilltë me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë është dhe do të vazhdoj të mbetet në nivel të lartë. Gjithashtu bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë tashmë vite me radhë është i shkëlqyeshëm dhe në këtë drejtim nuk kemi asnjë çështje të hapur as në pikëpamje të rregullativave ligjore e as në implementimin e tyre.
‘Unë dhe ministri Spasovski gjatë takimit me ministrin e Brendshëm bullgar, z.Terziski u pajtuam se policitë kufitare të të dyja vendeve tashmë vite me radhë zbatojnë një bashkëpunim të mirë ndërkufitar edhe atë sipas katalogut “shengen” të Bashkimit Evropian dhe sipas Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Jug-Lindore të ashtuquajtur Konventa e Vienës, me qëllim marrjen e praktikave më të mira në këtë drejtim-thotë Bushi.