Zv.ministrja Elezi: Investimet kapitale për qytetarët e komunës së Gostivarit nga Qeveria

Zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi sot ka marrë pjesë në inaugurimin e sallës së re sportive të shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në qytetin e Gostivar, e cila përveç se për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle është i rëndësishëm edhe për të rinjtë tjerë që merren me rekreacion dhe sport, si dhe për klubet, shoqatat dhe organizatat e ndryshme – të cilët do të mund t’i zhvillojnë trajnimet e tyre, si dhe garat profesionale në këtë objekt.

Marketing

Salla i plotëson të gjitha standardet që i kërkojnë federatat dhe organizatat nacionale dhe ndërkombëtare, për çka ministri zv.ministrja Elezi ka shprehur bindjen se nga këtu do të dalin sportistë shembullor, do të shënohen suksese dhe arritje të rëndësishme dhe se shteti duhet të investojë më shumë në sport komunat njëlloj, është shprehur mes tjerave zv.ministrja Elezi.

Në një prononcim për media zv.ministrja Elezi theksoi se ndërtimi i sallës së sportit në këtë shkollë fillore është në vlerë prej 40 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i vendit si dhe qeveria është e përkushtuar në përkrahjen e komunave. Komunës së Gostivarit për vitin 2019 i janë parashikuar rritje në bllok dotacionet si dhe TVSH së bashku me fondet tjera në vlerë prej mbi 771 milion denarë që përfshinë 72% në strukturën e buxhetit të komunës për vitin 2019 si përkrahje nga shteti, me ligjin për përkrahjen financiare u ndihmuan komunat me rebalancing në vlerë prej 3 miliard denarë ku komunës së Gostivarit i janë lëshuar 51 milion denarë. Në vijim janë realizimi i investimeve kapitale për qytetarët e komunës së Gostivarit nga qeveria edhe atë: projekti qenësorë që u aprovua në vitin 2016 ku u realizua faza e I-rë dhe hapi i I-rë në vlerë prej 441 milion denarë ose 7.2 milion euro ndërtimin e ujësllejësve dhe kanalizimeve në 20 vendbanime në teritorin e komunës të financuar nga SECO dhe Kfw si dhe qeveria, faza e I-rë hapi i II-të që u nënshkrua për vazhdim në korrik të vitit 2018 nga ministria e financave për vazhdimin e projektit dhe realizimin e tij deri në fund. Projekti tjetër i financuar nga MSIP është përmirësimi i sherbimeve kapitale ku me këto mjete u financua rruga për në fshatin Tërnovë dhe Padalisht në vlerë prej 7.314.000 denarë që filloi në vitin 2016 dhe përfundoi ne vitin 2017, rregullimi i rrugës për në deponinë Rusino në vlerë prej 15 milion denarë përmes qendrës planore të Pollogut, përmes ministrisë së financave dhe IPA projekti për efikasitet energjetik ku do financohen tre objekte në komunën e Gostivarit që do të realizohen në vitin 2019 si dhe një sërë projektesh që realizohen nga ministritë resore”, vlerësoi kështu zv.ministrja Elezi.

Për këtë investim kapital janë shpenzuar 40 milionë denarë, nga projektit për “Ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave sportive në shkolla” që financohet përmes Bankës për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës dhe buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim edhe me Ministrinë e financave. Deri tash përmes këtij projekti tërësisht janë ndërtuar dhe pajisur 65 objekteve sportive, prej të cilave 26 objekte në shkollat e mesme dhe 39 në shkollat fillore. Ndryshe, salla sportive e SHF “Mustafa Kemal Ataturk” përfshin një sipërfaqe prej 1.300 metra katrorë dhe është e pajisur me gardërobë, dush-kabina, hapësira për vendosjen e rekuizitave sportive, si dhe ambiente të posaçme për mësuesit e sportit dhe aktiviteteve sportive, me rekuizita për basketboll, hendboll, futboll, volejboll, pingpong dhe gjimnastikë.

Marketing