Zv.ministrja Elezi merr pjesë në konferencën regjionale për faktoring, si mënyrë alternative për financim

Zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi pritet që të merr pjesë në konferencën regjionale për faktoring, si mënyrë alternative për financim te bizneseve.

Marketing

Konferenca do të fillojë në ora 09:00 dhe do zgjasë deri në ora 17:00, ndërkohë që të pranishëm në panel diskutimi do të jenë edhe zv.kryeministri Koço Angjushev, përfaqësuesi i USAID znj. Gretchen Birkle, anëtari i komitetit ekzekutiv i Factor Chain International z. Panos Papateodoru.

Ndërkohë që fjalë rasti në këtë konferencë do të ketë edhe znj. Betul Kurtuls drejtoreshë e Factor Chain International, kurse në konferencë do të diskutohet mbi atë se çfarë është faktoring, prodhimi dhe lloji, mekanizmi i faktoringut jashtë kufijëve, roli i faktoringut në eksport dhe import.

Gjithashtu pjesë e diskutimit do të jenë edhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet industria financiare në huamarrje, inovacioni dhe sigurimi i sa më shumë zgjidhjeve financiare për MSP, e në këtë pjesë të debatit të pranishëm do jenë edhe Suzana Tunteva kryetare e bordit drejtues të Factor Trust, Darko Giçev zv.drejtor i sektorit koperativ bankar në Stopanska Banka, Daniela Lopiçiq drejtoreshë ekzekutive e Faktor Shpk Beograd si dhe Dejan Barbutovski drejtor i Faktoring Sloveni.

Marketing