Zv.ministrja Elezi në Tbilisi merr pjesë në Samitin: Zhvillimi i bashkëpunimit financiarë dhe lufta kundër fshehjes së tatimit

Zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi nga sot po merr pjesë në takimin ministrorë të organizuar nga Ministria e financave të Gjeorgjisë, Banka Botërore dhe Drejtoria e tatimeve të Gjeorgjisë në bashkëpunim me OECD-në (Organizata ekonomike për bashkëpunim dhe zhvillim) dhe Forumi Global për Transparencë dhe shkëmbim të informatave për qëllime tatimore.

Marketing

Në këtë takim marin pjesë përfaqësues të sektorit financiarë nga 20 shtetet të botës, ndërkohë që krahas pjesëmarjes në takimin ministrorë të fushës financiare, zv.ministrja e financave Elezi pritet që të ketë edhe takime bilaterale me përfaqësues të OECD dhe Forumit global për transparencë si dhe institucioneve financiare nga shtetet e BE-së dhe Bankës Botërore, Këshilli i Europës etj.

Takimi ministrorë me temë: ,,Zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë për qëllime tatimore, lufta kundër fshehjes së tatimit dhe pagesave tatimore”, pritet të mbahet nga data 16 korrik deri më 18 korrik në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi.

Marketing