Zv.ministrja Elezi pjesë e meshës në nderë të Papa Françeskut, vizita në shenjë nderimi ndaj Nënë Terezës

Zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi sot ka qenë pjesë e meshës së mbajtur në sheshin e Shkupit me rastin e vizitës së Papa Françesk i cili pas vizitës në Sofje të Bullgarisë e vazhdon qëndrimin e tij në Shkup.

Marketing

Ardhja e Papa Françeskut në Shkup bëhet në shenjë mirënjohje ndaj Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, humanistes së madhe shqiptare, ikonë kjo që bën krenarë gjithë shqiptarët në mbarë botën.

Me këtë rast, pjesë e delegacionit pritës së Papa Françeskut ishte edhe zv.ministrja e financave Elezi e cila krahas delegacionit qeveritarë si dhe mysafirë të shumtë të ftuar nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës po qëndrojnë në Shkup për nderë të vizitës së Papës.

Vizita e Papës në Shkup në shenjë mirënjohje ndaj humanistes së madhe Nënë Tereza i bën krenarë gjithë shqiptarët pa ndasi fetare sepse feja e shqiptarit është shqiptaria.

Marketing