Zv. Ministrja Elfete Ismaili në mbledhjen e kontakt grupit të Ukrainës, pjesëmarrës dhe Zelensky

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili ka marr pjesë në mbledhjen e Kontakt Grupit të Ukrainës që u mbajt në Ramstein të Gjermanisë, një ngjarje shumë e rëndësishme në kuadër të angazhimit ndërkombëtar për mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.

Marketing

Ismaili thotë se kjo mbledhje, e kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, z. Lloyd Austin, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar partneritetet strategjike dhe për të kontribuar në fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Në këtë takim, mori pjesë gjithashtu Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelenskyy, i cili falënderoi shtetet e koalicionit për ndihmat e dhëna përmes Grupit të Kontaktit. Ky grup, i formuar nga shtete të ndryshme, ka qenë një platformë kyçe për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus. Poashtu gjatë qëndrimit tim zyrtar, pata mundësinë të bashkëbisedoj me sekretarin e Mbrojtjes te SHBA-ve z.Austin, ku diskutuam për përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën në këtë periudhë të vështirë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aleatëve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka kontribuar me donacione dhe angazhim të vazhdueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në Grupin e Kontaktit, një format ministror që mbështet Ukrainën dhe do të vazhdoj të kontribuoj në përpjekjet globale për stabilitet dhe paqe”, ka shkruar zëvendësministrja Elfete Ismaili.

Marketing