Zv.ministrja Petrovska me kallëzim penal për ministrin e brendshëm teknik

Zëvendës- ministrja plotësuese e MPB-së, Sllavjanka Petrovska paralajmëroi kallëzim penal për punë jo- profesionale dhe të pandërgjegjshme të ministrit teknik, Naqe Çulev. Ajo ka reaguar se Çulev dje i ka ndërprerë urdhrat e nëpunësve në njësi tjera organizative. Me këtë, Petrovska thotë se Çulev e ka vënë në rrezik sigurinë e shtetit. Petrovska thotë se nuk do të ketë kush të sigurojë disa ambasada si dhe rezidencën e ambasadorit të BE-së. Sipas saj, kalimi kufitar Jazhincë, nuk do të mund të funksionojë.

Marketing