Zv/ministrja Zekolli-Shaqiri: Avancimi i infrastrukturës vendore mbetet një ndër prioritetet kryesore

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, vuri në dukje se avancimi i infrastrukturës vendore mbetet një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Transportit. Në kuadër të takimit të Komitetit të Punës, ku morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm, Ambasadori i Sllovakisë dhe përfaqësuesit e UNDP-së, Zëvendësministrja theksoi rëndësinë e projekteve strategjike infrastrukturore që ndihmojnë në ndërlidhjen rajonale dhe përmirësojnë qasjen e vendit ndaj tregjeve evropiane dhe globale.

Marketing

Ajo veçoi si prioritet Korridorin 8 dhe 10 si dhe shum projekte të tjera kyçe, të cilat janë thelbësore për rritjen e efikasitetit të transportit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. “Këto projekte jo vetëm që do të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët tanë, por gjithashtu do të pozicionojnë Maqedoninë e Veriut si një nyje transporti me rëndësi strategjike në rajon,” tha Zekolli Shaqiri. Takimi shërbeu si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës vendore

Marketing