Zv/ministrja Zekolli -Shaqiri: Po zgjidhim problemin me pagat e punonjësve në Posta dhe Hekurudha

Po zgjidhim me sukses problemin e trashëguar me pagat e punonjësve të Postës së Maqedonisë dhe të punësuarve në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë dhe Transportit. Pas disa muajsh vonesash, më nuk do të ketë probleme me pagat. Një lajm që i gëzon 4,400 familje, të cilat më në fund po marrin atë që ju takon për punën e tyre të palodhur.

Marketing

Ne si Qeveri jemi të angazhuar t’i japim çdo punonjësi atë që i takon, duke përmbushur një detyrim shumë të rëndësishëm. Joserioziteti i Qeverisë së kaluar ka bërë që t’i kemi sot këto rezultate. Nuk e kishin aspak parasysh rëndësinë e pages së punonjësve. Por ne, menjëherë morëm vendimin për ta rikthyer stabilitetin dhe për të siguruar që një situatë e tillë asnjëherë të mos përsëritet.

Padyshim se duhet falënderuar edhe menaxhmentin e Postës së Maqedonisë, Infrastrukturës së Hekurudhave dhe të Transportit. Ata bënë një punë të shkëlqyer për ta zgjidhur këtë problem. Megjithatë, sigurojmë se nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar ata që lejuan të ndodhë kjo situatë. Hetimet do të fillojnë së shpejti dhe padyshim që do të ketë përgjegjësi.

Marketing