Zv/presidentja e SHBA-së vizitën e parë jashtë vendit do ta bëjë në Meksikë dhe Guatemalë

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kamala Harris, vizitën e parë te saj pasi erdhi në detyrë, do ta bëjë më 7-8 qershor në Meksikë dhe Guatemalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Harris gjatë vizitës së saj në shtetin Rhode Island, njoftoi për mediat se do të vizitojë Meksikën dhe Guatemalën më 7-8 qershor.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në muajin mars e kishte caktuar Harris që të merret me krizën e migrantëve në kufirin e Meksikës.

Marketing

Harris pritet që gjatë vizitë së saj të trajtojë fluksin e migracionit ndaj SHBA-së.



. .

Marketing