Në Moskë të Rusisë, po zhvillon punimet Kongresi dyditorë i INTOSAI-t , ku po marin pjesë drejtues dhe përfaqësues të 190 vendëve nga e gjithë bota si vende antare të INTOSAI-t. Enti shtetëror i Revizionit në këtë takim po përfaqësohet nga një delegacion i kryesuar nga Zv/ Revizor kryesor shtetëror Naser Ademi. Takimin e përshëndeti Presidenti i Federatës Ruse Vlladimir Putin. Në këtë mbledhje do të diskutohen dy tema të rëndësishme: 1. Zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe 2. Roli i institucioneve supreme të revizionit në arritjen e qëllimeve nacionale.
Delegacioni i ESHR-së gjatë kongresit do të realizoj takime dypalëshe me Institucionet supreme të revizionit të SHBA-ve dhe Izraelit, gjegjësishtë me Eugene Louis Dodaro Kontrolluesi i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara dhe kreu i Zyrës së Përgjegjësisë së Qeverisë së Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Enti Shtetëror i Revizionit për momentin është duke marr pjesë në një revizion paralel e udhëhequr nga Institucioni suprem i auditimit të Izraelit dhe Finlandës.