Zvicër, Ghebreyesus: Bota po përjeton bashkëpunim të paparë shkencor kundër COVID-19

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u quajti inkurajues njoftimin e bërë sot nga laboratorët “Pfizer” dhe “BioNTech” për një vaksine “90 % efikase” kundër COVID-19.

Marketing

“I mirëpresim lajmet inkurajuese për vaksinat nga “Pfizer” e “BioNTech Group” dhe përshëndesim të gjithë shkencëtarët dhe partnerët në të gjithë botën që po zhvillojnë mjete të reja të sigurta dhe efikase për të mposhtur COVID-19”, shkroi kreu i agjencisë së OKB-së.

“Bota po përjeton risi dhe bashkëpunim të paparë shkencor për t’i dhënë fund pandemisë!” Shtoi ai.

Nga ana e saj, Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha në Twitter se ky lajm duhet të inkurajojë të gjithë ata që po zhvillojnë vaksina antiCOVID-19 që të vazhdojnë me provat klinike.

Marketing