Zvicra e mposht bindshëm Izraelin

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Izraelit, ku fitorja i takon nikoqirëve.

Marketing

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në “Stade de Geneve”, Zvicra e ka mposhtur Izraelin me rezultat bindës 3:0.

Golat që i siguruan fitoren “Helvetikëve” i shënuan Ruben Vargas (minuta e 39’), Zeki Amdouni (minuta e 48’) dhe Silvan Widmer (minuta e 52’).

Me pikët e reja, Zvicra përforcon kreun e tabelës në Grupin I me gjashtë pikë, krahas Izraelit që ka vetëm një pikë në vendin e pestë.

Rezultati final, 3:0 në favor të Zvicrës.