Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve – Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e ka nisur me humbje 2-0 përballë Danimarkës edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Marketing

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Ligës A, ishte nën nivel, duke mos arritur të tregonin shumë në këtë ndeshje.

Helvetikët e nisën ndeshjen më mirë, por që Danimarka nuk lejoi shumë hapësira në defanziv.Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa 45 minutat e dytë nisën më keq për mysafirët.

Zvicra mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Nico Elvedi u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Golin e epërsis Danimarkës ja siguroi Patrick Dorgu, që shënoi për 1-0 në minutën e 82-të.

Granit Xhaka ishte i papërmbajtshëm, pasi në minutën e 83-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa katër minuta e pësoi edhe të dytin për t’u përjashtuar nga dueli.

Fitoren e Danimarkës e kompletoi Pierre-Emile Hojbjerg, që realizoi për 2-0 në minutën e 90+2-të.

Zvicra do të shpresojë që në ndeshjen e dytë të marrë një fitore, duke shpresuar që të kalojnë grupin e vështirë me Spanjën, ndërsa në grup kanë edhe Serbinë.