Zvicra i shpëton humbjes, barazon me Bjellorusinë

Ka përfunduar pa fitues ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Marketing

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kybunpark”, Zvicra është befasuar pasi që ka barazuar 3:3 si vendase me Bjellorusinë, raporton KosovaPress.

Golat për “Helvetikët” i shënuan Xherdan Shaqiri (minuta e 28’), Manuel Akanji (minuta e 89’) dhe Zeki Amdouni (minuta e 90’).

Ndërkaq për mysafirët golashënues ishin Max Ebong (minuta e 61’), Denis Polyakov (minuta e 69’) dhe Dmitri Antilevski (minuta e 84’).

Me pikët e reja, Zvicra ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vendin e parë në Grupin I, krahas Bjellorusisë që renditet në vendin e pestë me gjashtë pikë të arkëtuara, një më pak se Kosova që zë vendin e katërt me shtatë pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 3:3.