Zvicra e ka nisur jashtëzakonisht mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.
Duah kaloi zviceranët në epërsi në minutën e 12-të, para se Aebischer të dyfishonte avantazhin.
Varga ngushtoi epërsinë në minutën e 66-të të ndeshjes.
Megjithatë, Zvicra arriti ta ruajë epërsinë, e në minutat shtesë ta thellojë me golin e Breel Embolos.
Granit Xhaka ishte shqiptari i vetëm që u paraqit në këtë takim, duke luajtur tërë kohën.
Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari mbetën në bankë.