Komuna e Tetovës informon opinionin se borxhi i Komunës së Tetovës është zvogëluar për 6 milion euro ne krahasim me vitin 2021. Pra, pas dy viteve udhëheqja e re ka ndryshuar plotësisht gjendjen financiare të komunës. Aktualisht komuna e Tetovës ka borxh prej 8 milion euro, kurse në vitin 2021 kishte 14 milion.
Ky sukses financiar shënon një kthesë të rëndësishme në menaxhimin e fondeve publike dhe një angazhim të padiskutueshëm për të siguruar që çdo euro të shkojë në investime dhe shërbime cilësore për qytetin tonë dhe qytetarët.