Zyberi: Shpresoj që të mos aplikohet ora policore

Ish-politikani i njohur Naser Zyberi tha se presidentit Stevo Pendarovski disi ju imponua shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Gjitha kompetencat tani i kalojnë ekzekutivit. Tani qeveria mund ta ushtroj edhe funksionin ligjvënës, të cilat pas krijimi të parlamentit duhet t’i aprovoj”, tha Naser Zyberi, në emisionin ENTER në TV SHENJA. Ai tha se mosrespektimi i masave detyron organet që t’i ashpërsojnë masat për tu përballur me këtë situatë.

“I vetmi mekanizëm për ta ndërprerë gripin është ndërprerja e kontakteve. Fatkeqësisht kjo masë në këto vende nuk po i respektojnë këto masa detyrojnë qeveritë të radikalizojnë masat. Këtu qeveria tani e ka në dispozicion vendosjen e orës poli core. Shpresoj që qytetarët e Maqedonisë do të kenë vetëdije të lartë, dhe të mos vendoset kjo, sepse do të ishte një masë ekstreme”, tha Naser Zyberi.