18:12 | 21 Maj 2021
18:12 | 21 Maj 2021
Zymer Bytyqi është aktualisht në Kosovë.
Kjo gjë ka bërë që të spekulohet për grumbullimin e tij në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e qershorit, kundër San Marinos dhe Guineas, transmeton lajmi.net.
Zymer Bytyqi ka shkëlqyer këtë sezon që nga transferimi i tij në Turqi tek skuadra Konyaspor dhe do të ishte një prurje vërtetë e rëndësishme për Challandes.
Bytyqi ka shpërndarë një story në rrjetin e tij Instagram, ku shihet se është në Kosovë, pikërisht para ndeshjeve të qershorit.
Vet futbollisti nuk e ka bërë të ditur arsyen e udhëtimit të tij, megjithëse liga e Turqisë ka përfunduar, dëshira dhe shpresa e Kosovës për ta pasur në skuadër nuk është shuar dhe pas ardhjes së tij, në fakt shpresat janë rritur./Lajmi.net/