Zyra e Avokatit të Popullit në Kumanovë, ulet numri i ankesave dhe parashtresave

Vitin e kaluar në zyrën e Avokatit të Popullit në qytetin e Kumanovës janë paraqitur gjithësej 186 parashtresa dhe ankesa nga qytetarët e rajonit very-lindor, respektivisht komunat Kumanovë, Likovë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Nagoriç i vjetër.

Marketing

Zëvendës Avokati i Popullit, Naser Veseli, për TVM2 thotë se për dallim nga viti 2017, në vitin 2018 kemi patur mbi 30 parashtresa më pak. Por, Veseli thotë se në mënyra të ndryshme, mbi 900 qytetarët nga Zyra në Kumanovë kanë kërkuar ndihmë dhe mendime të ndryshme juridike.

“Prej 186 lëndëve për të cilat kemi hapur procedure gjatë vitit të kaluar, deri më 31.12.2018 kemi përfunduar 158 lëndë, respektivisht 87%, që do të thotë se kanë mbetur edhe 26%. Më së shumti parashtresa kemi në sferën e Jurispodencës, rreth 43, pastaj vijnë të burgosurit të cilët ankohen këtu kemi 30, 19 janë për të drejtat e konsumatorëve, pastaj kemi 13 urbanizëm dhe ndërtimtari, 11 kemi financa dhe doganë, siguri sociale dhe ndihma sociale arrin në 10, si dhe tjera” – tha zëvendës Avokati i Popullit në Kumanovë, Naser Veseli.
Sa u përket ankesave, shikuar në baza etnike, më së shumti ankesa parashtrojnë maqedonasit.

“Përbërja etnike e parashtruesve të ankesave është, 61 janë maqedonas, 42 janë shqiptarë, 7 rom dhe 2 serb, meshkuj janë 75% ndërkaq femra 25%. Prej mesit urban kemi 70% të parashtresave, 30% nga vendbanimet rurale, sipas meje jo që qytetarët nga vendbanimet rurale nuk kan probleme por ata nuk ankohen. Kumanova ka 67%, Likova 16%, Kriva Pallanka 8%, pastja vjen Kratova e kështu me rradhë” – deklaroi Veseli.

Zv. Avokati i Popullit, Naser Veseli, bëri të ditur se viteve të fundit shënon dukshëm ulje numri i parashtresave që kanë të bëjnë me rregullimin e shtetësisë, vitin e kaluar në këtë institucion ka patur vetëm 5 parashtresa, por sipas tij edhe përkundër kësaj, ka ende shumë persona që për shkaqe administrative nuk mund ta realizojnë këtë të drejtë.