Zyra e Komitetit të Helsinkit nesër do të jetë e hapur për qytetarët

Zyra e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, nesër gjatë gjithë ditës do të jetë e hapur, me qëllim që t’iu mundësojë qytetarëve që të raportojnë shkeljen e të drejtës së votës gjatë Zgjedhjeve presidenciale, kumtuan nga Komiteti i Helsinkit.

Marketing

“Komiteti i inkurajon të gjithë, qytetarët të cilët vlerësojnë se e drejta e tyre e votës është shkelur që ta raportojnë rastin në zyrën e Komitetit e cila gjendet në rr.”Naum Naumovski Borçe” nr.83 në Shkup. Nëse qytetarët nuk kanë mundësi që të vijnë deri te hapësirat tona, rastet e shkeljes së të drejtës së votës mund t’i raportojnë edhe përmes numrit të telefonit 02-3119-073. Krahas raportimit personal dhe përmes telefonit është mundësuar edhe raportim përmes postës elektronike në [email protected]. Raportimet përmes postës elektronike duhet të përmbajnë arsyetim të shkurtër për shkeljen e bërë, lokacion (njësi zgjedhore dhe numri i vendvotimit) dhe kohën kur është kryer shkelja në vendvotim”, bëhet e ditur në kumtesën e Komitetit të Helsinkit.

Qytetarët mund t’i dorëzojnë raportimet duke i bërë të ditura të dhënat e tyre personale ose në mënyrë anonime.
“Të gjitha raportimet do të heton në mënyrë shtesë me qëllim që të verifikohet konfidencialiteti i tyre, ndërsa fshehtësia dhe mos shkelja e të dhënave personale janë të garantuara nga ana e Komitetit të Helsinkit dhe ato nuk do të publikohen pa leje paraprake nga ana e qytetarëve të cilët e kanë prononcuar shkeljen”, sqarojnë nga Komiteti.