Real Madrid është përforcuar me një 17-vjeçar.
Lojtari i skuadrës së Bayer Leverkusen, Iker Bravo do t’i bashkohet skuadrës së Real Madrid.
Faqja zyrtare e Leverkusen bën të ditur se 17-vjeçari do të jetë me ‘Mbretërit’ për një vit, në formë huazimi.
Negociatat për huazimin e lojtarit kishin filluar ditë më parë kurse tani është finalizuar gjithçka.
Mbetet të shihet nëse Bravo do ta dëshmojë veten e tij te gjiganti spanjoll.