Zyrtare: De Rossi trajner i ri i Romës

Roma njoftoi këtë mëngjes shkarkimin e José Mourinhos dhe të gjithë stafit të tij. Pronarët kanë zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri.

Marketing

Daniele De Rossi do të udhëheqë skuadrën deri në fund të sezonit.

Legjenda e klubit romak do njoftohet me skuadrën dhe do ketë seancën e parë me ekipin sot në orën 17:00.

“Dëshiroj të falënderoj familjen Friedkin që më besoi përgjegjësinë e udhëheqjes teknike të Romës. Emocioni është i papërshkrueshëm” ka thënë De Rossi.