Ballina Sport ZYRTARE: Donny van de Beek transferohet nga Ajax te Man United

ZYRTARE: Donny van de Beek transferohet nga Ajax te Man United

Donny van de Beek është lojtar i Manchester United.

Marketing

Saga për të ardhmen e mesfushorit holandez, Donny van de Beek ka marrë fund, me lojtarin që ka kompletuar transferimin te Manchester United.

“Djajtë e Kuq” përmes faqes zyrtare të klubit kanë njoftuar transferimin e 23 vjeçarit nga Ajax.

“Donny van de Beek nënshkruan për Manchester United”, thuhet në njoftimin e Manchester United.

Në faqen e Manchester United thuhet se lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Exit mobile version