FC Shkupi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Besir Demirin. Lajmin për TV21 e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit Omer Bunjaku. Mesfushori shkupjan edhe më herët ka qenë pjesë e FC Shkupit ndërsa së fundmi ishte pjesë e Dinamos së Tiranës. Demiri në Çair do të jetë një vlerë e shtuar, pikërisht në momentin e duhur për ekipin nga Çairi, i cili vazhdon garat në Ligën e Evropës.