Boksieri shqiptar, Florian Marku po kthehet në ring pas një lëndimi që e kishte pësuar muaj më parë.
Marku përmes rrjeteve sociale ka zbuluar kundërshtarin e tij. Bëhet fjalë për Dylan Moran, nga Irlanda, shkruan Lajmi.net
Moran është 28-vjeçar dhe ka vetëm një humbje në karrierën e tij. Në 19 meçe sa ka zhvilluar ai ka fituar në 18 (8 prej tyre me nokaut).
Meçi mes Florian Markut dhe Dylan Moran zhvillohet më 2 shtator në “Manchester Arena”
“Mezi e kam pritur këtë ndeshje. Erdhi koha për t’u rikthyer më i fortë se kurrë. Ju pres të gjithëve”, ka shkruar Marku në rrjetet sociale.