Tottenham ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Nuno Espirito Santo.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një komunikate për media.
“Klubi sot mund të njoftojë se Nuno Espírito Santo dhe stafi i tij trajner, Ian Cathro, Rui Barbosa dhe Antonio Dias janë liruar nga detyrat e tyre. Fabio Paratici, Drejtori Menaxhues i Futbollit, tha: “Unë e di se sa shumë donin Nuno dhe stafi i tij stërvitor të arrinin sukses dhe më vjen keq që na është dashur të marrim këtë vendim. Nuno është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Ne duam ta falënderojmë atë dhe stafin e tij stërvitor dhe t’u urojmë atyre mirë në të ardhmen. Një përditësim i mëtejshëm i stërvitjes do të pasojë në kohën e duhur”, thuhet në komuniaktën e klubit. /IndeksOnline/