Zyrtare: Interi ndahet me Eriksenin

Christian Eriksen edhe zyrtarisht i ka ndarë rrugët me Interin. Në njoftimin e skuadrës italiane thuhet se dy palët kanë rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën e lojtarit.

Marketing

Eriksen ligjërisht nuk është në gjendje të luajë në Itali ndërsa ka një defibrilator zemre të implantuar.

“FC Internazionale Milano njofton se ka gjetur një marrëveshje për përfundimin konsensual. të kontratës së Christian Eriksen. Klubi dhe e gjithë familja jonë i uron më të mirat në të ardhmen e tij. Eriksen do të mbetet gjithmonë në historinë tonë. Përqafime të përhershme” thuhet në njoftimin e Interit.