ZYRTARE: Komisioni për Ankesa i redukton dënimin zyrtarit të FC Vjosës, Gazmend Zeqës

16:44 | 30 Prill 2021

Marketing

Komisioni për Ankesa ka aprovuar ankesën e FC Vjosës për dënimin e zyrtarit të tyre, Gazmend Zeqa.

Zeqa u dënua me një vit mos-pjesëmarrje në aktivitetet sportive të klubit, si pasojë e përleshjes së skuadrës së Vjosës me Fushë Kosovës, transmeton lajmi.net.

Tani, Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë, ka shqyrtuar vendimin dhe ka marrë vendim që kohëzgjatja e dënimit të reduktohet.

Tani, Zeqës i është reduktuar dënimi nga një vit, në gjashtë muaj mos-pjesëmarrje në aktivitete sportive.

Më poshtë mund të shihni vendimin e plotë të Komisionit të Ankesave./Lajmi.net/