12:04 | 23 Prill 2021
12:04 | 23 Prill 2021
Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor.
Federata e Futbollit të Kosovës kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare se Kosova do të luajë ndaj San Marinos dhe Kazakistanit në qershor, transmeton lajmi.net.
Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin.
Miqësorja e fundit e Kosovës ishte ndaj Lituanisë, në të cilën ‘Dardanët’ fituan me rezultat 4-0./Lajmi.net/