ZYRTARE: Kroos pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë

Toni Kroos është pensionuar nga futbolli në nivel Kombëtaresh.

Marketing

Kroos në një letër të publikuar në rrjetin e tij social, Twitter, ka bërë të ditur që është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

“Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë dhe nuk do të ketë më një herë tjetër”, tha ai.

“Do të doja të jepja gjithçka që të ishin 109 paraqitje dhe një titull, ai i Kampionatit Evropian, që të shtohej në fund”, shtoi ai.

“E kam marrë vendimin për pensionim që një kohë të gjatë pas këtij Kampionati, e dija që një kohë që nuk do të jem në Kupën e Botës në Katar”, tha Kroos.

“Dua që fokusi im kryesor të jetë me Real Madridin në vitet e ardhshme dhe tani do t’ia lejoj vetës disa pushime që nuk do t’i kisha pasur kur isha me Kombëtaren”, vazhdoi ai.

“Dhe pastaj, do të doja të isha më shumë me gruan dhe fëmijët, që të jem një burrë dhe një baba më i mirë”, përfundoi Toni Kroos.