Zyrtare: Leao lojtar i Milanit

Milani e ka transferuar edhe zyrtarisht portugezin Rafaelo Leao nga Lille për 30 milionë euro.
Klubi kuqezi njoftoi përmes uebsajtit të vet zyrtar se Leao ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare të enjten, transmeton Gazeta Express.

Marketing

Mësohet se Milani i ka paguar 30 milionë euro për sulmuesin, ndërsa pesë milionë të tjera do t’i paguajë në formë të bonuseve.

20-vjeçari shpërtheu sezonin e kaluar për Lille, duke i shënuar tetë gola dhe duke i ndihmuar klubit ta zërë vendin e dytë në Ligë 1 pas Paris Saint-Germainit.
Ai vjen si zëvendësues i Patrick Cutrones, i cili iu bashkua Wolves këtë javë, dhe bëhet blerja e tretë e Milanit këtë verë pas Rade Krunic dhe Theo Hernandez.