Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Francës, Patrice Evra është pensionuar nga futbolli të hënën.
Fituesi i shumë titujve të mëdhenj, Evra njoftoi përmes një videoje në rrjetin social Twitter se ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë, raporton Gazeta Express.
Evra i ka fituar 17 trofe gjatë karrierës së tij të bujshme, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën me Unitedin dhe Serie A me Juventusin.
38-vjeçari do të mbahet në mend për kohën e tij në fanellën e Manchester United, me të cilin i fitoi plot 10 tituj të mëdhenj, përfshirë pesë trofe të Premierligës, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube dhe tre trofe të Kupës së Ligës.
Evra e ka fituar Serie A tri herë me Juventusin, dy herë Kupën e Italisë dhe një herë Super Kupën e Italisë.
MERCI AU REVOIR #ilovethisgame #positive4evra #love #god #grateful #blessed #happy #MondayMotivation pic.twitter.com/n3f8mVE3e2
— Patrice Evra (@Evra) July 29, 2019