Zyrtare: Sarri largohet nga Napoli

Maurizio Sarri është larguar përfundimisht nga Napoli.
Strategu italian është larguar pas tri vitesh nga klubi i Napolit.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit italian, Aurelio de Laurentiis përmes rrjeteve sociale.

Marketing

“Unë dua që ta falënderoj Maurizio Sarrin për përkushtimin e tij të çmuar për Napolin, i cili bëri që të jap prestigj dhe emocion në qytetin dhe tifozët blu në të gjithë botën. Ai krijoi një model të lojës të admiruar kudo dhe nga çdokush. Bravo Maurizio”, ka shkruar presidenti i Napolit.

Vendin e 59-vjeçarit me shumë gjasa pritet ta zë trajneri i njohur, Carlo Ancelotti.
Në anën tjetër, Sarri është i lidhur ngushtë për t’u bërë trajner i klubit nga Londra, Chelsea.

Marketing