Zyrtare: Shkëndija shkarkon trajnerin Artim Shaqiri

Klubi i Shkëndijes ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Artim Shaqiri.

Marketing

Lajmin është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar.

Klubi nga Tetova e ka falenderuar Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi.

Njoftimi i plotë:

Klubi i Futbollit Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjve, Artim Shaqiri.

Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF Shkëndija falënderon Artim Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.