Ukraina ka mohuar raportet se ka kundërshtuar një ofertë ruse për të eksploruar bisedimet e paqes.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nykyforov, përmes Facebook-ut
“Më duhet të mohoj deklaratat se ne kemi refuzuar të zhvillojmë bisedime.
“Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar.”
Ai gjithashtu se të dy palet janë duke biseduar për vendin dhe kohën e zhvillimit të negociatave.
“Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus, pikërisht në këtë moment palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e zhvillimit të procesit të negociatave.
Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë do të ketë shanset për të rivendosur jetën normale”, përfundoi Nykyforov.