Zyrtare/ Vedat Muriqi, lojtar i Lazios për 5 vitet e ardhshme

Tani gjithçka është zyrtare: Vedat Muriqi është lojtar Lazios. Pas një negocimi të gjatë me Fenerbahcen, bardhekatrin bënë goditjen e madhe.

Marketing

Në arkat e klubit turk shkojnë 20 milionë euro (18 milionë, plus 2 bonuse). “Bomberi” dardan kishte zbarkuar të hënën në Romë për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës së re. Marrëveshja është për 5 vjet për një pagë 2.2 milionë në sezon, plus bonuset.

Muriqi u kthye në Turqi për t’u marrë me çështjet e fundit burokratike të vizave. Ai do të kthehet në Itali të premten. Inzaghi mezi pret ta ketë nën urdhrat e tij, pasi ai dëshiron që sulmuesi të jetë gati për debutimin e tij sezonal më 26 shtator kundër Cagliarit. Sulmuesi tashmë ka zgjedhur numrin e fanellës: do të jetë i njëjti që kishte mbi shpinë edhe në Turqi: 94.

Me anë të një letre të postuar në Instagram, sulmuesi përshëndeti ish-klubin e tij:

“Kur mbërrita te Fenerbahce, e dija që po hyja në një klub shumë të madh dhe pyesja veten se çfarë do të shihja. Pashë një familje të lidhur ngushtë, gjeta dashurinë më të madhe, më shumë nga sa e prisja. Gjithmonë kam dashur të bëj më të mirën për të shlyer atë dashuri që më është treguar. Kam pasur momente të paharrueshme me miliona tifozë. Tani që filloj një aventurë të re, dashuria juaj do të jetë gjithnjë forca dhe mbështetja ime ndërsa vrapoj drejt objektivave të rinj. Do të doja të falënderoja presidentin tonë, trajnerët, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe drejtues, si dhe tifozët e Fenerbahcec. Faleminderit për dashurinë unike dhe ndjenjat e papërsëritshme që më keni bërë të përjetoj. Mirupafshim …!”