ZYRTARE/ Zekerija Ramadani emërohet trajner në Kosovë

Zekerija Ramadani është trajneri i ri i Dritës. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar klubi kosovar ka bërë me dije arritjen e marrëveshjen, duke e bërë “timonier” deri në fund të këtij edicioni futbollistik.

Marketing

Eksperienca e madhe si trajner, i ka besuar këtë pozicion Ramadanit te Drita. Në njoftimin për mediet thuhej:

“Zekirija Ramadani është treneri ynë i ri

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trenerin shkupjan Zekirija Ramadani.

Ramadani është trener i njohur në futbollin kosovar i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me knaqësi ka pranuar ofertën e klubit.

Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Mirë se vjen Zeko
FC DRITA”.