Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump duhet të ulë tonin pas sulmeve të Iranit në bazat amerikane në Irak.
Ai tha se mund të ketë një luftë që nuk e dëshiron askush.
“Presidenti dhe stafi i tij duhet të kuptojnë se duhet të gjendet një mënyrë për t’u zbutur toni sepse ne mund të jemi në mes të një lufte të plotë dhe nuk mendoj se kjo është që e dëshiron dikush”, ka shkruar ai në Twitter.
Po ashtu edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se Amerika dhe bota nuk mund të përballojnë luftë dhe ka kërkuar nga Irani që të pushojë dhunën.
“Jemi duke e monitoruar situatën nga afër të sulmeve të trupave amerikanë në Irak. Ne duhet të garantojmë sigurinë e punonjësve tanë, përfshirë edhe përfundimin e provokimeve të panevojshme nga Administrata dhe të kërkojmë që Irani të pushojë dhunën e tij. Amerika dhe bota nuk mund të përballojnë luftë”, ka shkruar ajo.