Zyrtarët e KQZ-së me rroba speciale për numërimin e votave nga Serbia

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspertë të forenzikës kanë hapur pas 10 ditëve dyert e sallës në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilën janë të vendosura zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia.

Marketing

Këtë lajm e ka konfirmuar, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se kanë filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.

Ky vlerësim, sipas tij është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon.“Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen. Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”