Zyrtarët e lartë rus paralajmërojnë trupat ushtarake: Mos përdorni “TikTok”

Zyrtarë të lartë të sigurisë ruse kanë nisur një fushatë reklamuese duke u kërkuar trupave të mos përdorin rrjetet social “TikTok” nga frika e daljes së sekreteve ushtarake.

Marketing

Ndërsa frika rritet për një pushtim të Ukrainës, ushtria ruse publikoi postera të një ushtari rus duke thënë “Nyet -“Jo” – telefonit me një logo të aplikacionit “TikTok” mbi të.

Fushata e ditëve moderne me posterat “muret kanë veshë” nisi gjatë kohës së luftës që paralajmëronin britanikët kundër bisedave të pakujdesshme që mund të kushtonin jetë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fushata vjen në mes të frikës se Rusia mund të pushtojë së shpejti Ukrainën.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.