Zëvendës-ndihmës sekretari i Stejt Deartamentit, Xhon Salivani, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup. Ndihmësi i shefit të diplomacisë amerikane, paraprakisht ka qëndruar edhe në Bratisllavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë dhe Varshavë.
Salivan, gjegjësisht, zëvendësi i Majk Pompeos, do të qëndrojë në Shkup si funksionar më i lartë i Stejt Departamentit i cili vjen në vizitë zyrtare që nga viti 2001. Salivan pritet që të diskutojë për çështjet rajonale, por sipas paralajmërimit nga Stejt Departamentit dhe t’i inkurajojë autoritetet e Maqedonisë që të vazhdojë e reformat në vend dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, nga qershori i këtij viti. Është paralajmëruar takim me kryeministrin Zoran Zaev.